E ideuar nga Qemal Stafa, më 29 Gusht 1942, doli numëri i parë i revistës klandestine “Kushtrimi”. U botua me shaptilograf në Tiranë. Luajti një rol të rëndësishëm, për mobilizimin e rinisë në Luftën Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit, në vend të revistës, u botua gazeta “Rinia”, e cila më pas, u quajt “Zëri i rinisë”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare