Në Orman më 29 Korrik 1911, ra heroikisht luftëtari i lirisë Kostaq Kosturi. Ishte anëtar i çetës së bashkuar të Spiro Bellkamenit dhe Qamil Panaritit. Anëtarët e saj kishin planifikuar aksionin, për lirimin e disa patrotëve të arrestuar, por u dekospiruan dhe u rrethuan nga forcat pushtuese. Në luftë për të çarë rrethimin, ra Kostaq Kosturi bashkë me pesë dëshmorë të tjerë. Luftëtari i lirisë, kishte marrë pjesë në shumë veprimtari patriotike me pushkë e me penë. Ndër të paret, u anëtarësuan në ShoqërInë Muzikore “Banda e Lirisë”, e ngritur në Korçë, më 1908. Në përbërje të saj Kostaq Kosturi, ka dhënë koncerte në çdo manifestim kombëtar, duke u përpjekur të përhapë kulturën, e të ngjallë ndërgjegjen kombëtare. Në Shoqërinë Muzikore, ai u aktivizua edhe në rrethin teatror dhe veprimtari të tjera.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Prill 1881, lindi në Bujan të Tropojës luftëtari i lirisë, Zmajl Hyseni
-
20 Prill 1877, u botua në Bukuresht abetarja”Pellazgjika”, e Vasil Dhimitër Rusos
-
20 Prill 1905, gjyqi turk dënoi Bab Dud Karbunarën për veprimtarinë e tij patriotike
-
20 Prill 1920, u formua në Vlorë, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare”
-
20 Prill 1924, Isuf Reçi, plagosi për vdekje Avni Rustemin, një nga krerët e opozitës demokratike