Më 29 Nëntor 1912, Ismail Qemali me cilësinë e kryetarit të Qeverisë së Përkohshme dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, formuloi notën e parë diplomatike drejtuar përfaqësuesve të Rusisë, Austrisë dhe Italisë në Vlorë, me të cilën i njoftonte për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe kërkonte vendosjen e marrëdhënieve zyrtare me qeverinë e re kombëtare. Në të njëjtën ditë ai i drejtohej me telegrame qeverive ballkanike, duke u bërë të ditur shpalljen e pavarësisë dhe dëshirën e popullit shqiptar për të jetuar në paqe e miqësi, me të gjitha shtetet fqinje. Këto ishin hapat e para të diplomacisë shqiptare, që u rilind bashkë me shtetin e ri shqiptar pas pesë shekujsh robërie.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi