Më 29 Qershor 1920, studentët shqiptarë në Vjenë, me kursimet e tyre shtruan një darkë për nder të artistit të madh shqiptar, Aleksandër Moisiu. Bashkatdhetarin e tyre, e përshëndetën Fued Asilani, kryetar i shoqërisë studentore “Albania”, Nush Bushati, kryeredaktor i revistës “Djaleria” dhe Jani Basho, veteran i lëvizjes studentore patriotike në Austri. Pjesëmarrja e Aleksandër Moisiut, në takimin e organizuar nga studentët shqiptarë, në Vjenë, si dhe raste të këlij Iloji gjatë turneve të tij në shumë vende të botës, tregon se artisti i madh, asnjëherë nuk e mohoi prejardhjen e tij shqiptare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
17 Nëntor , Dita Ndërkombëtare e studentëve
-
17 Nëntor 375, vdiq Valentiani I, perandor i Perandorisë Romake me prejardhje ilire
-
17 Nëntor 1401, Senati Venedikas demaskon Gjergj Strazimirin
-
17 Nëntor 1912, patriotët shqiptarë ngrenë flamurin në Durrës
-
17 Nëntor 1930, lindi Marika Kallamata, artisja e mirënjohur shqiptare