Piktori dhe arsimtari elbasanas, Bukurosh Sejdini, lindi më 3 Gusht 1916. Mësimet e para për artet e bukura, i mori në Shkollën e Vizatimit, që u hap në Tiranë, më 1933, nga mësuesit dhe artistët e shquar, Abdurrahim Buza dhe Odhise Paskali. Më pas, ndoqi studimet e larta në Akademinë e Arteve në Firence të Italisë, ku u njoh me Qemal Stafën dhe Jordan Misjen, të cilëve u kushtoi nga një portret. Krijimtaria e Bukurosh Sejdinit, shquhet për karakter kombëtar. Ndër punimet e tij më të spikatura, është “Dita e fitores në Tiranë”, që i kushtohet çlirimit të kryeqytetit nga zgjedha naziste. Piktori për një kohëtëgjatë, punoi mësues vizatimi, në shkollën pedagogjike në vendlindje, duke përgatitur breza të tërë mësuesish, ndër ta edhe mjaft amatorë e piktorë të ardhshëm. Për punën e tij të devotshme, ka merituar titullin e lartë “Mësues i Merituar” dhe “Piktor i merituar”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 dhjetor 1954 lindi Karmine Abate.
-
24 Dhjetor 1876, konferenca e 6 fuqive i përfshiu Kaçanikun, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën e Dibrën në një provincë bullgare
-
24 Dhjetor 1917, At Stath Melani; një fat si i Ali Pashë Tepelenës
-
24 Dhjetor 1924 shënohet sot dita e “triumfit të legalitetit”
-
24 Dhjetor 1944, Cane Çalo, (122767) gjashtë numrat e një martiri