3 Janar 1987, u shua Gjekë Gjokaj, autor i Abetares së parë shqipe në Mal të Zi

Më 3 Janar 1987, u nda nga jeta pedagogu kosovar Gjekë Gjokaj. U lind në Miled të Malësisë.  Mësimet e para i mori në vendlindje dhe u diplomua për pedagogji dhe filozofi në Universitetin e Prishtinës. Ishte ndër pedagogët e parë shqiptarë që shkoi në Mal të Zi për të dhënë mësim në shkollat shqipe. Deri në vitin 1981, dha mësim në disa shkolla të Tuzit e më pas punoi si redaktor i teksteve në gjuhën shqipe. Gjekë Gjokaj është autori i disa teksteve shkollore në gjuhën shqipe dhe i abetares së parë shqipe në Mal të Zi.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply