Më 3 Korrik 1966, mjekësia shqiptare humbi një nga figurat e saj më të shquara, kirurgun dhe mjekun e shquar, Sotir Polena. Ai u lind në Korçë, më 1902, në një familje të shquar mjekësh. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe i vazhdoi në Follorinë dhe Athinë. U diplomua për mjekësi në Mynih të Gjermanisë. Më 1927 mbrojti shkëlqyeshëm doktoraturën, në Universitetin bavarez, “Ludvik Maksimilian”. Pas studimeve, atij i ofruan disa vende pune jashtë vendit, por ai preferoi Shqipërinë e varfër dhe të prapambetur dhe, për më shumë se 40 vjet, i shërbeu bashkatdhetarëve të vet, me përkushtim dhe devotshmëri, duke luftuar me vdekjen, për triumfn e jetës njerëzore. Duke vlerësuar rrugën e pavdeksisë, që ndoqi Sotir Polena, qyteti i lindjes e ka shpallur atë, “Qytetar nderi”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Prill 1258, despoti Mihal i Epirit i jep Burtintin dhe bregdetin Shqiptar, si prikë për martesë, birit të Perandorit gjerman
-
1 Prill 1835, vdiq Bartelemeo Pinelli, skulptor e piktor italian
-
1 Prill 1933, Italia i ndërpreu Tiranës këstin e huasë; vendi u zhyt në krizë
-
1 Prill 1929, hyri në fuqi Kodi i parë Penal në Shqipëri
-
1 Prill 1967, nisi aksioni i rinisë për ndërtimin e rrugës në Malësi të Madhe