Në Mitrovicë të Kosovës, më 3 Shkurt 1913, u lind një nga figurat më të ndritura të futbollit shqiptar, Riza Lushta, ose siç e quanin brezat e vjetër “Lushta”. Në vitin 1920 familja e tij u zhvendos në Tiranë, dhe ai duke luajtur më top lecke nëpër rrugicat e ngushta të kryeqytetit u shqua ndër moshatarët, derisa zuri vend në radhët e skuadrës “Sport Klub Tirana”. Kësaj skuadre i siguroi disa fitore të bujshmë, jo vetëm me skuadra të vendit, por edhe në ndeshje me ekipe të huaja. Pas viteve 40 ai u bë golashënues me disa ekipe përfshirë këtu edhe Juventusin e famshëm. Karrierën futbollistike Lushta e mbylli në skuadrën franceze të Kanës. Ai la gjurmë jo vetëm në historinë e sportit shqiptar por edhe të vendeve të tjera, duke nderuar emrin e shqiptarit në stadiumet më të mëdha të Europës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Prill 1881, lindi në Bujan të Tropojës luftëtari i lirisë, Zmajl Hyseni
-
20 Prill 1877, u botua në Bukuresht abetarja”Pellazgjika”, e Vasil Dhimitër Rusos
-
20 Prill 1905, gjyqi turk dënoi Bab Dud Karbunarën për veprimtarinë e tij patriotike
-
20 Prill 1920, u formua në Vlorë, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare”
-
20 Prill 1924, Isuf Reçi, plagosi për vdekje Avni Rustemin, një nga krerët e opozitës demokratike