Me rastin e 10-vjetorit të Mbretërisë Shqiptare, më 30 Gusht 1938, në kinema “Nacional”, u zhvillua Festivali Artistik. Atë mbrëmje, luajti orkestra “Bashkimi Elbasanas”, nën drejtimin e Baki Kongolit, pedagog në Shkollën Normale të Elbasanit. Para publikut të zgjedhur, u prezantua me programin e tij të pasur edhe Kori i Institutit “Nana Mbretneshë”, nën drejtimin e pedagoges Jorgjie Filçe (Truja). Shoqëronin në piano, Emilia Tsali, studente e Konservatorit të Selanikut dhe Antoneta Andrea. Festivali u ndoq nga të gjitha familjet, që kishin radio, sepse ai u transmetua nga Radiostacioni i Laprakës. Kjo ishte prova e dytë, që bëri Radio-Tirana para përurimit të saj, më 28 nëntor 1938.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Janar 1702, lindi Dom Gjon Nikollë Kazazi, zbulues i “Mesharit”
-
1 Janar 1860, botohet gazeta “Pellazgu”
-
1 Janar 1884, u krijua shoqëria patriotike “Dëshira” nga mërgimtarët e Sofjes
-
1 Janar 1913, mbërrin në Londër delegacioni i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës
-
1 Janar 1920, krijohet Komisioni Organizues i Kongresit të Lushnjës