Më 30 Gusht 1949, ndërroi jetë një ndër pionerët e arsimit dhe gazetarisë shqiptare, patriotia e flaktë Sevasti Qiriazi, Ishte vetëm 20 vjeç, kur mbaroi shkollën e Stambollit “Robert College”. Në ceremoninë e diplomimit të saj, mori pjesë edhe poeti ynë kombëtar Naim Frashëri. Me ndihmën e tij dhe të patriotëve të tjerë, ajo siguroi lejen për hapjen e shkollës së parë shqipe të vashave në Korçë, ku dha mësim dhe e drejtoi. Dha ndihmesën e saj në suksesin e punimeve të Kongresit Arsimor të Elbasanit, më 1909. Ajo ishte nismëtare dhe drejtuese e Partisë Kombëtare Shqiptare, që u formua më 1915, në SHBA, ku mbaroi arsimin e lartë për pedagogji dhe zhvilloi një veprimtari të gjërë patriotike. Në Uorçestër, nxori dhe drejtoi revistën “Ylli i mëngjesit”, ku botoi shumë shkrime në mbrojtje të të drejtave kombëtare shqiptare, për shkollën dhe arsimin shqip, për emancipimin e vajzës dhe gruas shqiptare. Nga pena e Sevasti Qiriazit, kanë dalë edhe një seri tekstesh shkollore për gramatikën dhe gjuhën shqipe, tekste të historisë së kohës së lashtë, të mesme dhe të kohës së re.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi