Në familjen e Kristo e Sevasti Dakos, që asaj kohe jetonte në Manastir, më 30 Maj 1911, u lind Skënder Dako. Familja emigroi në Boston të SHBA, ku dhe mori mësimet e para. Shkollën e mesme e kreu në Robert Kolegj të Stambollit, ku djaloshi zhvilloi një veprimtari të dendur patriotike dhe kulturore. U diplomua për shkenca politike në Romë dhe punoi në ambasadën e Republikës së Kilit, në kryeqytetin italian. Më 1943, u kthye në Atdhe dhe familjarisht u internua prej nazistëve në kampin e Banjicës. Pas çlirimit të Shqipërisë, punon si nënpunës shqiptar pranë UNRRA që ishte organizatë e OKB-së, për të ndihmuar vendet e shkatërruara nga lufta. Në vitin 1946, bashkë me të vëllanë, arrestohen dhe dënohen me 7 vjet burg. Si i burgosur, punoi në Uzinën “Dinamo”, ku projektonte dhe ndërtonte makineri dhe pajisje. Shumë vite, punoi si bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Studimeve Mekanike, ku doli në pension në vitin 1970. Pesëmbëdhjetë vjet të jetës së tij, Skënder Dako, i shfrytëzoi për përkthimin dhe sistemimin e materialeve të familjeve Qiriazi-Dako, që ishin grumbulluar në Arkivin Qëndror të Shtetit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Nëntor, zbulohet arti i pagëzimit të prijësit të bullgarëve në Mallakastër
-
18 Nëntor 1912, trupat serbe depërtojnë në qytetin e Lezhës dhe rrethojnë Shkodrën
-
18 Nëntor, lindi shkrimtari arbëresh Françesko Solano
-
18 Nëntor 1943, Çlirimi i Libohovës
-
18 Nëntor 1940, lindi Dhimitër Prifti, doktor i shkencave gjeologjike