Humanisti shqiptar, historiani dhe pedagogu Marin Biçikemi, i mbiquajtur “Shkodrani” , u lind në vitin 1468. Pas pushtimit të Shkodrës nga osmanët, u vendos në Ulqin dhe më pas në Breshia të Italisë. Për bagazhin e madh kulturor me ftesë të Raguzës, shërbeu rektor në “Shkollën letrare”, për katër vjet. Karrierën pedagogjike e vazhdoi në Breshia dhe më pas, në Shkollën Shqiptare të Venedikut. Gjatë viteve, 1519-1526, dha leksione në Universitetin e Padovës, në Itali. Ka lënë vepra dhe tekste mësimore të shumta në latinisht. Trashëgimia kulturore e pasur e Biçikemit e prezanton atë , si një rilindas të madh të Europës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Shkurt 1822, u dërgua në Stamboll koka e Ali Pashë Tepelenës
-
22 Shkurt 1917, u nda nga jeta abat, Preng Doçi
-
22 Shkurt 1926, u ngrit kryekonsullata Shqiptare e nderit në Janinë të Greqisë
-
22 Shkurt 1933, u shua patrioti Hil Mosi
-
22 Shkurt 1942, grevë antifashiste e nxënësve të Institutit Femëror në Tiranë