Agron Alija
Balerini dhe baletmasteri, Agron Alija, u lind më 30 Tetor 1933. Rrugën artistike ai e nisi në Shtëpinë e Pionerit në Tiranë, në vitin 1945, e vazhdoi ne shkollën e Baletit të Tetarit të Madh të Moskës, shkëlqeu në skenat shqiptare dhe të huaja dhe u bë personazh i enciklopedive artistike të vendeve të huaja. Edhe sot, në moshën e tretë, nuk e ka braktisur skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, duke shkëlqyer si baletmasteri ynë më i mirë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”