31 Gusht 1919, Komiteti i Kosovës i bën thirrje popullit shqiptar të mobilizohet në mbrojtje të atdheut

Komiteti “Mbrojtja kombëtare e Kosovës”, më 31 Gusht 1919, lëshoi thirrjen drejtuar popullit shqiptar, që të rrokë armët për të mbrojtur Korçën dhe Gjirokastrën, nga rreziku i pushtimit grek. “Kombi shqiptar, thuhet në thirrje, më se katër vjet, po jeton i pashkatërrueshëm. Tallazet e hallakamëve, rrënimet e shekujve, mizoritë e barbarëve, të gjitha të zezat që na kanë rahë me qindra, me mijra vjet brigjet e detit tonë, kreshtat e maleve tanë, nuk kanë mujt me na shkulë e me na farue..”

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply