Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 31 Gusht 1923, e denoncoi qeverinë e Athinës, si organizatore të vrasjes të kryetarit të Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve gjeneralit Italian, Enriko Telini dhe e ngarkoi Greqinë me përgjegjësi morale dhe materiale. Atentati i 27 Gushtit, u krye nga politikanë shovinistë grekë, për të treguar se shqiptarët janë kriminelë dhe vrasës dhe se ata nuk e meritojnë të kenë shtetin e tyre. Bandat greke, bashkë me gjeneral Telinin, vranë edhe shoqëruesin e tij: majorin mjek Korti, togerin Banacini, shoferin Farneti dhe përkthyesin shqiptar Thanas Gjezirin. Megjithë demaskimin ndërkombëtar të krimit, qeveritarët grekë acaruan marrëdhëniet greko-shqiptare. Athina tërhoqi përfaqësuesin e saj diplomatik nga Tirana dhe i thelloi përndjekjet kundër popullsisë çame, që jetonte në trojet e veta.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Shkurt 366, u shua August Juliani “Perandori Filozof” me origjinë ilire
-
1 Shkurt 1911, Mihal Grameno botoi në Korçë gazetën “Koha”
-
1 Shkurt 1914, ndërkombëtarët i kërkojnë Esat Pashë Toptanit të japë dorëheqjen
-
1 Shkurt 1920, filloi zyrtarisht punën Qeveria e Kongresit të Lushnjes
-
1 Shkurt 1935, lindi gjeologu i shquar Vasfi Duka