31 Korrik 1908, u themelua klubi “Bashkimi”, organizatë politike dhe kulturore

Në Manastir, më 31 Korrik 1908, u themelua klubi “Bashkimi”, organizatë politike dhe kulturore. Në statutin e tij thuhej se, Klubi do të punonte për bashkimin kombëtar të shqiptarëve, për përparimin e tyre kulturor, për lëvrimin e gjuhës dhe përhapjen e shkollave shqipe, organizimin e qëndresës kundër reaksionit xhonturk dhe masave të tij shkombëtarizuese, për mbrojtjen e alfabetit të njësuar shqiptar. Për veprimtarinë e tij patriolike, u mbyll nga xhonturqit gjatë shtypjes së kryengritjes antiosmane të 1910, por u rimëkëmb dhe vazhdoi veprimtarinë e vet patriotike.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply