Në Romë, më 31 Korrik 1912, doli numëri i parë i fletores së përdyjavëshme “La Rivista dei Balcani” (Revista e Ballkanasve), me kryeredaktor gazetarin arbëresh Françesko Argondiza. Ai u lind në San Gjorgjo Albaneze, më 1936. Që në rini botoi artikuj të shumtë mbi çështjen shqiptare dhe bashkëpunoi me disa organe shqiptare. Emri i tij, ndeshet shpesh tek e përjavëshmja “Kuvendi”, që e botonte në Romë me 1918, Sotir Gjikaj, më 1923, ishte korespondent i së përkohshmes “Shqiptari i Amerikës”, që dilte në Korçë nën kujdesin e Faik Konicës dhe Fan Nolit. Artikuj të shumtë me autorësinë e tij, janë botuar edhe në gazetën ”Dielli”, që vazhdon të daIë në Boston të SHBA, në “Gazeta e Korçës”, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
7 Prill, shënohet sot dita botërore e shëndetsisë
-
7 Prill 1881, lindi në Çamëri shqiptari Hasan Tahsini, dijetari më i madh i Stambollit
-
7 Prill 1867, lindi albanologu danez Holger Pedersen, mbrojti tezën “shqipja e sotme rrjedh nga ilirishtja”
-
7 Prill 1937, vdiq shtetari e pedagogu Mustafa Curri
-
7 Prill 1939, gjenerali Italian Guxoni nisi ofensivën mbi Shqipëri