Pedagogu dhe gazetari Agim Xhafka, lindi në Korçë, më 31 Korrik 1953. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa studimel e larta, i ndoqi në Universitetin e Tiranës dhe u diplomua në Fakultetin Histori-Filologji, për gjuhësi dhe letërsi shqipe. Në vitin 1983, u emërua në gazetën “Bashkimi”, në redaksinë e Arsimit dhe Shkencës. Gjatë shtatë vjet pune, në këtë gazetë të rëndësishme për kohën, ai trajtoi kryesisht problemet e arsimit dhe të shëndetsisë, por edhe çështje politike dhe shoqërore të kohës. Në vitin 1992, Agim Xhafka si gazetar i lirë, filloi dhe vazhdon bashkëpunimin me të përditshmet, “Koha Jonë”, “Gazeta shqiptare”, “Tema”, “Panorama” etj, me artikuj, komente, shënime, replika e panflete. Që nga vitit 1983, që e ushtron profesionin e gazetarit, nga pena e gazetarit Agim Xhafka, kanë dalë shumë shkrime gazetarie, si kronika, korespondenca, lajme, analiza, editoriale, portrete, reportazhe, fejtone, panflete. Lexuesit e sotëm, kanë ndjekur në gazetën “Intervista”, ciklin e shkrimeve letraro-publicistike, humoristike, satirike dhe sarkastike me pseudonimin Kaso Kosa, që ka përdorur shpesh Agim Xhafka. Një pjesë e këtyre shkrimeve, janë përmbledhur në vëllimin me titull, “Kaso Kosa”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Dhjetor 1466, Skënderbeu i ftuar special i Papa Pavli II për Krishtlindje
-
25 Dhjetor 1797, fitorja e Pashait të Shkodrës bën bujë në gazetat franceze
-
25 Dhjetor 1907, lindi Kristaq Antoniu, artist dhe muzikant me famë
-
25 Dhjetor 1914, pas incidentit të sajuar, Italia zbarkon në Vlorë
-
25 Dhjetor 1918, u mbajt Kongresi i Durrësit