31 Maj 1917, forcat e Bajram Currit rrethuan forcat osmane në Pejë

“Grupi i Rafshit të Dukagjinit”, i udhëhequr nga Bajram Curri dhe kryengritës të tjerë, më 31 maj 1917, rrethuan forcat osmane në Pejë. Lufta vazhdoi një javë. Kryengritësit nga Rugova, Plava dhe Gucia hynë thellë në rrugët e Pejës, por qyteti nuk u çlirua.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare