Më 31 Maj të vitit 2000, vdiq në Kanada, regjizori Viktor Stratobërdha. Më 1955, përfundon studimet për regji kinematografike në Moskë. Krahas Sergei Jutkevicit, student shqiptar bashkëpunoi për xhirimin e filmit “Skënderbeu. Pas diplomimit, xhiroi disa filma dokumentarë. Vepra e parë e tij është dokumentari “Pushime të gëzuara” që doli në ekran në vitin 1955. Filmi i dytë i tij titullohej “Urime shokë studenta”, një përpjekje për ti dhënë vlera artistike filmit dokumentar. Frymën novatore, regjizori u mundua ta futë edhe në një film pa zë të tipit “Cinema Verite”, i cili nuk u lejua të shfaqej dhe autori u persekutua dhe u internua në Berat.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
27 Prill 1463 u nënshkrua në Shkup marrëveshja me forcat osmane
-
27 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i bajraktarëve të Lezhës dhe Mirditës
-
27 Prill 1916 shtypi Rumun shkruan për arkitektin shqiptar Kristo Sotiri
-
27 Prill 1924 doli numëri i parë i gazetës së përjavëshme “Tirana”
-
27 Prill 1937 shtypi shqiptar shkruan për ardhjen në Shqipëri të Kontit Ciano