Në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 4 Nëntor 1925, u lind këngëtari i shquar shqiptar Xhon Athanas. Ai që i vogël pat kënduar këngë kishtare në faltoret ku shërbente i ati. Me krijimin e grupit muzikor “Liria” në Korçë, ai u bë solist i korit. Në vitin 1947, u rendit në korin e Ushtrisë Popullore dhe më 1952, u dërgua për studime në Konservatorin e Moskës, duke u bërë i njohur në skenat botërore. 5 vjet më vonë meritoi çmimin e dytë të Festivalit Botëror të zërave të rinj. Ishte ndër solistët më të shquar të Filarmonisë dhe të Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë dhe pedagog i kompletuar i kantos në Institutin e Lartë të Arteve. Sot, bashkë me familjen jetojnë në Boston të SHBA.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
27 Prill 1463 u nënshkrua në Shkup marrëveshja me forcat osmane
-
27 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i bajraktarëve të Lezhës dhe Mirditës
-
27 Prill 1916 shtypi Rumun shkruan për arkitektin shqiptar Kristo Sotiri
-
27 Prill 1924 doli numëri i parë i gazetës së përjavëshme “Tirana”
-
27 Prill 1937 shtypi shqiptar shkruan për ardhjen në Shqipëri të Kontit Ciano