Nga letra e At Bernardinit nga Shkodra, që mban datën 4 Qershor 1500, mësojmë mbi pritjen e Gjon Kastriotit, djalit të Skënderbeut, nga kryengritësit shqiptarë. Në Lezhë, thuhet në letër, “pritet Skënderbeu i ri, ashtu sikurse pritet Mesia (Krishti) prej judejve”. Gjoni erdhi në tokat shqiptare, bashkë me Span Dukagjinin. Lidhur me planet e Skënderbeut të ri thuhet: “si ta marrë ishullin e Lezhës dhe si ta fortifikojë me ndonjë fortifikatë, do të rrethojë Shkodrën dhe Krujën dhe të gjitha vendet e tjera”. Por sikurse dihet, ai nuk pati sukses në planet e tij.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Mars 1444, Aleks Shqiptari përmendet në “Librin e artë”, të qytetit Murano në Itali
-
14 Mars 1887, u hap shkolla e parë shqipe në Pogradec
-
14 Mars 1914, lindi në Tiranë skulptori Janaq Paço
-
14 Mars 1914, u hap në Tiranë spitali i parë austriak
-
14 Mars 1946, u miratua Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë.