Pas një ndërprerje disavjeçare, rifilluan veprimtaritë tradicionale të festivaleve të këngës për fëmijë në rrethe. Më 3 dhe 4 Qershor 2003, në qytetin e Sarandës, publiku i qytetit dhe qindra fëmijë, ndoqën me interes festivalin e 26-të të këngës për fëmijë. U interpretuan 16 këngë. Çmimin e parë e mori kënga me titull “Çamarroku i klasës”, kënduar nga Eno Brinja. Juria vlerësoi dhe këngët e kompozitorëve Adem Daci, Alfred Mërtiri, Luan Gjoka, Dhimitër Jani, etj. Pjesa më e madhe e këngëvë të interpretuara, ishin të kompozitorëve nga Saranda dhe Delvina.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Dhjetor 1466, Skënderbeu i ftuar special i Papa Pavli II për Krishtlindje
-
25 Dhjetor 1797, fitorja e Pashait të Shkodrës bën bujë në gazetat franceze
-
25 Dhjetor 1907, lindi Kristaq Antoniu, artist dhe muzikant me famë
-
25 Dhjetor 1914, pas incidentit të sajuar, Italia zbarkon në Vlorë
-
25 Dhjetor 1918, u mbajt Kongresi i Durrësit