5 Dhjetor 1941, përkujtohet sot patrioti dhe mësuesi Kristo Dako

Kristo Dako

Sot përkujtohet patrioti, politikani, pedagogu dhe gazetari Kristo Dako. Ka zhvilluar një veprimtari të dendur, brenda dhe jashtë Atdheut për çështjen tonë kombëtar, për krijimin e shtetit dhe zhvillimin e kulturës kombëtar. Ka shkëlqyer në fushën e gazetarisë me shkrimet e shumta që ka botuar në fletoret shqiptare, që dilnin në Shqipëri, Rumani dhe Amerikë, themeloi dhe drejtoi organe të tilla si “Biblioteka Zëri i Shqipërisë”, gazetën “Dielli” dhe revistën “Ylli i mëngjesit”. U shqua për gojëtari në tribunat kombëtare dhe ndërkombëtare; është i pari që shkroi për historinë e diplomacisë shqiptare. Kristo Dako u aktivizua në luftë diplomatike në mbrojtje të çështjes së Kosovës dhe Çamërisë, u zgjodh deputet ne parlamentin shqiptar dhe bashkë me të shoqen, Sevasti Qiriazi ngritën në Tiranë “Institutin Qiriazi”, ku punoi për arsimin e vajzave shqiptare. Kristo Dako u nda nga jeta më 5 Dhjetor 1941.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply