Këshilli i Ministrave të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, i mbledhur më 5 Maj të vitit 1913, filloi reformën për riorganizimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri. Në vendimin e marrë, ndër të tjera thuhej: “Këshilli i Ministrave vendosi bashkimin e çështjeve civile me ato penale dhe shikimin e tyre në gjyqe të drejtësisë”. Vendimi suprimonte gjyqet e kadillarëve që përfaqësonin gjyqtarët, të cilët operonin sipas ligjeve fetare muslimane.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare