Në kishën e Shën Mërisë së Vllahernës, në kalanë e Beratit, ikonografi ynë i shquar Nikolla Onufri, pikturoi në Mars të vitit 1578, “Skenën e kungimit të apostujve”. Ajo është më e madhja dhe më interesantja, për kompozimin ndër të gjitha afresket e tjera të piktorit në këtë kishë. Në këtë kompozim apostujt janë ndarë në katër grupe, tre nga tre. Juda me aureolë të zezë rreth kokës, largohet me shpejtësi nga kungimi. Ky afresk si dhe të gjitha punimet e tjera, që kanë mbetur nga peneli i këtij artisti të shquar, kanë vlera të mëdha artistike dhe historike, që i kalojnë kufijtë e vendit tonë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Janar 1828, lindi Elena Gjika, grua e ndritur e Rilindjes
-
22 Janar 1788, lindi Bajroni, poet anglez e mik i shqiptarëve
-
22 Janar 1914, Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen
-
22 Janar 1919, Shqipëria shpallet zonë lufte nga Komanda italiane
-
22 Janar 1949, lindi Fran Camaj, gazetar shqiptar në Mal të Zi