Në periferi të Korçës, në kodrën e Shëndellisë, më 5 Prill 1914, forcat kombëtare zhvillojnë luftime me njësitë e rregullta të ushtrisë greke. Njësi të tjera greke u ndalën nga patriotët shqiptarë në Qafën e Mborjes. Si rezultat i rezistencës së vendosur grekët u detyruan të tërhiqen duke lënë disa të vrarë. Brënda në qytet andartët grekë dhe agjentët e tyre kryen disa vrasje, ndërmjet tyre dhe At Harallamb Ballmaçin. Dhespoti i Korçës dhe 4 grekomanë të tjerë u gjetën fajtorë për trazirat në qytet. Ata u arrestuan dhe u dërguan në Elbasan për t’u gjykuar. Forcat kombëtare kryen kontrolle në gjithë qytetin. U zbuluan shumë armë dhe 8 ushtarakë grekë, që kishin hyrë fshehurazi nga Greqia dhe Maqedonia.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate