Më 5 Shkurt 1915, në Durrës u lind Petrika Merlika. Filloren e kreu në Tiranë dhe më pas ndoqi kolegjin italo-arbëresh të Shën Mitër Koronës dhe institutin e famshëm Teknik të Fermit. U diplomua për inxhinier elektrik në institutin Politeknik të Grenoblit në Francë. Në vitin 1941 kthehet në Shqipëri. Në atë kohë i ati, Mustafa Merlika (Kruja) ishte kryeministër. Petriti preferoi biznesin dhe bashkë me dy kolegë të tij, hapi firmën “Sermi” për riparime dhe instalime elektrike dhe hidraulike. Pas çlirimit filloi kalvari i persekutimeve: 14 vjet i kaloi në burgje dhe deri në vitin 1990 në internim.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi