5 Shtator 1942, lindi Harallamb Fandi, farmacist me kontribute të shumta

Harallamb Fandi

Farmacisti, piktori dhe shkrimtari Harallamb Fandi, u lind në Vlorë, më 5 Shtator 1942. U diplomua për Farmaci në Universitetin e Tiranës. Që në bangat e Fakultetit, botoi librin “Si të përdorim barnat në shtëpi”, i pari i këtij lloji. Për shumë vite ka dhënë mësim në Shkollën e Mesme Mjekësore të Vlorës. Krahas profesionit si farmacist, pasioni i tij ka qënë dhe arti. Ai mbaroi kurset e mbrëmjes së Liceut Artistik “Jordan Misja”, për pikturë dhe kursin pasuniversitar për kritikë arti, në Institutin e Lartë të Arteve. Krijimtaria e Harallamb Fandit, në pikturë, letërsi dhe dramaturgji është shumë e pasur.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply