Më 6 Prill 1528, vdiq Albreht Dyrer, piktor dhe grafist i shquar gjerman, një nga personalitetet më të ndritura të Rilindjes Europiane. Ka lënë një galeri të tërë me vepra të gjinive të ndryshme, mjeshtri i madh ka punuar portretin e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit, i cili është riprodhuar në faqet e revistës të studentëve shqiptarë “Djalëria”, të vitit 1922, që dilte në Vjenë. Gravura është riprodhuar me shënimin “Skënderbeu mbas origjinalit prej Dyrerit”. Në dy anët e gravurës janë vendosur dy fotopllakate, shqiponja dykrenare, ylli me 5 cepa, shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut dhe mbishkrimet “Një për të gjithë dhe, të gjithë për një”, “Një pikturë autentike e bame me pendë më 1500..” Vepra e Dyrerit ka shërbyer ndër shekuj për njohjen e Gjergj Kastriotit dhe luftës së tij legjendare në Gjermani dhe më gjërë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate