Në Tiranë më 6 Shkurt 1916, lindi Halim Begeja. U arsimua në vendlindje dhe kreu gjimnazin në Shkodër. Filloi fakultetin juridik në Montpelje të Francës por i ndërpreu studimet në vitin 1942. Në atdhe merr pjesë në Ballin Kombëtar dhe zgjidhet delegat në Konferencën e Pezës, të Mukjes etj. Në vitin 1945 me Batalionin e Rinisë Balliste shkon në Kosovë për të luftuar kundër komunistëve jugosllavë. Ai ishte ndër themeluesit e Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe një nga botuesit e gazetës “Flamuri”. Halim Beqja vdiq në Nju Jork në moshën 61 vjeçare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Janar 1828, lindi Elena Gjika, grua e ndritur e Rilindjes
-
22 Janar 1788, lindi Bajroni, poet anglez e mik i shqiptarëve
-
22 Janar 1914, Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen
-
22 Janar 1919, Shqipëria shpallet zonë lufte nga Komanda italiane
-
22 Janar 1949, lindi Fran Camaj, gazetar shqiptar në Mal të Zi