Liza Laska, një ndër pioneret e skenës dhe ekranit shqiptar, lindi në Vlorë më 6 Shkurt 1926. Që në moshë të vogël ajo u shqua për zërin dhe shpirtin artistik. Pasi u krijua Teatri Profesionist i Vlorës, ishte ndër aktoret e tij të para. Ajo luajti komedinë “Luani i shtëpisë” e më pas “Familja e peshkatarit”. Liza Laska ka luajtur shumë role edhe në filma artistik. Ajo ka luajtur rolin e nënës në shumë raste si “Shtigje lufte”, “Lulkuqe mbi mure”, “Dimiri i fundit” etj. Në repertorin e saj numurohen mbi 150 role.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi