Farmacisti, shkrimtari dhe dramaturgu, Ferit Halluni, u lind më 6 Tetor 1942. Pas diplomimit në Fakulteti e Mjekësisë, krahas punës si farmacist ushtarak, ai krijoi një bibliografi të pasur letrare. Dhjetra skica, tregime dhe reportazhe i ka botuar në shtypin e kohës. Më 1975, botoi përmbledhjen me tregime “ Gëzuar shok”. Ai u pasua me 11 vëllime të tjera me tregime, novela, romane dhe drama, që janë shfaqur në skenat e Tiranës, Korçës, Vlorës e Shkodrës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi