Në Manastir, më 7 Korrik 1908, xhonturqit vranë Shemsi Pashën, i cili ishte dërguar nga qeveria turke, për të shtypur revoltën e korparmatës së III, që komandohej nga oficeri shqiptar Ahmet Njazi Beu. Gjenerali i vrarë, ishte shquar për egërsinë e tij në shtypjen e revoltave shqiptare. Në janar 1904, ai kryesoi ekspeditën që shtypi kryengritjen në Gjakovë, Pejë dhe Lumë; tre vjet më pas, në maj të vitit 1907, ai përgjaku Elbasanin dhe Peqinin, duke u përpjekur të shuajë edhe shfaqjen më të vogël të idesë për pavarësi. Xhonturqit e vranë gjeneralin e tyre xhelat, për të tërhequr shqiptarët në revolucionin që kishte shpërthyer.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi