Doktori i shkencave gjeologjike, Fiqiri Bakalli, u lind në Tiranë, më 7 Qershor 1937. Studimet e larta i ndoqi në Institutin e Minierave në Leningrad dhe pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, i vazhdoi në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave në Tiranë. Karrjerën e filloi në Ndërmarrjen Gjeologjike të Rubikut dhe drejtoi ekspeditën e Spaçit. Pas 5 vitesh kaloi si specialist dhe më pas si kryespecialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjeologjisë në Ministri, specialist për gjeologjinë në Komitetin e Shkencave dhe të teknikës etj. Në vitin 1995, Fiqiri Bakalli, fitoi titullin e lartë, Doktor i Shkencave Gjeologjike. Ai është autor apo bashkautor i disa studimeve të sintezës si: “Harta Gjeologjike e Shqipërisë”, i tekstit “Gjeologjia e Shqipërisë” etj. Për rezultatet në punë dhe në fushën e studimeve, ka merituar Medaljen dhe Urdhërin e Punës dhe Çmimin e Republikës të Shkallës së I.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Janar 1899, u mbajt “Kuvendi i Pejës”; të kundërshtohet me armë copëtimi i trojeve shqiptare
-
23 Janar 1894, lindi Rosalino Petrota, historian e publicist Arbëresh
-
23 Janar 1900, u hap në Rumani shkollë nate për mësimin e gjuhës shqipe
-
23 Janar 1909, u shua Halit Bërzeshta, patriot i lëvizjes kombëtare
-
23 Janar 1916, u vra Isa Boletini