Në qytetin e Korçës më 7 Shkurt 1843, u lind atdhetari dhe veprimtari i shquar i Rilindjes sonë Kombëtare Nikolla Naço. Që i ri emigroi në Egjipt e më pas në Rumani, ku u shqua për veprimtari patriotike. Më 1887 u zgjodh kryetar i shoqërisë “Drita” të Bukureshtit. Ai punoi për përhapjen e ideve patriotike, për çeljen e shkollave, për botimin e librave në gjuhën amtare dhe përhapjen e tyre në kolonitë shqiptare. Ai ka drejtuar gazetën “Shqiptari”. Ka dhënë kontribut në shkollën Normale Shqiptaro-Rumune, që pregatiste mësues të shqipes. Nikolla Naço kishte lidhje me shumë personalitete të kohës. Ai është autor dhe bashkëautor i shumë mëmorandumeve që i janë dërguar Portës së Lartë dhe Fuqive të Mëdha për çështjen shqiptare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 dhjetor 910, vdiq Shen Naumi.
-
23 Dhjetor 1880, “Qeveria e Përkohshme” e Prizrenit; nënpunës shqiptarë dhe armatosje
-
23 Dhjetor 1903, u lind në Korçë Naum Stralla, ekonomist e pedagog
-
23 Dhjetor 1912, Shteti Shqiptar lëshon kredencialin e parë diplomatik
-
23 Dhjetor 1919, vullnetarët e Kelmendit në luftën për të mbrojtur Shkodrën, zunë 243 robër