8 Dhjetor 1912, Federata Vatra dërgon Faik Konicën për të zgjidhur punët e Shqipërisë

Faik Konica

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Federatës Panshqiptare “Vatra”, që u mbajt në Boston, më 8 Dhjetor 1912, vendosi që Faik Konica të dërgohet si delegat në Europë dhe në Shqipëri, për të shtruar para diplomacisë europiane dhe Qeverisë Provizore të Vlorës qëndrimet e “Vatrës” për zgjidhjen e çështjes së fronit të Shqipërisë dhe përpilimin e kushtetutës. Njëkohësisht, ai u caktua dhe si delegat i “Vatrës” në Kongresin e shqiptarëve që u mbajt në Trieste.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply