Lidhur me gjëndjen e tensionuar ndërkombëtare, më 8 Gusht 1914, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, shpalli vendimin për largimin e forcave ndërkombëtare nga Shqipëria. Në vend mbeteshin vetëm forcat italiane. Duke shfrytëzuar gjëndjen e krijuar, përfaqësuesi diplomatik italian, Baron Alioti i kërkoi qeverisë shqiptare, konçensione për pyjet, ndërlidhjen telegrafike dhe peshkimin. Zhvillimet e mëvonshme, penguan realizimin e kërkesave të tij në favor të firmave italiane.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 dhjetor 910, vdiq Shen Naumi.
-
23 Dhjetor 1880, “Qeveria e Përkohshme” e Prizrenit; nënpunës shqiptarë dhe armatosje
-
23 Dhjetor 1903, u lind në Korçë Naum Stralla, ekonomist e pedagog
-
23 Dhjetor 1912, Shteti Shqiptar lëshon kredencialin e parë diplomatik
-
23 Dhjetor 1919, vullnetarët e Kelmendit në luftën për të mbrojtur Shkodrën, zunë 243 robër