Ibrahim Kadriu
Në Zheger të Gjilanit në Kosovë, më 8 janar 1945, u lind Ibrahim Kadriu. U diplomua për pedagogji, por 35 vjet të jetës së tij ia kushtoi gazetarisë. Punoi si redaktor në gazetën “Rilindja” dhe “Zëri”, në revistën letrare “Plejada” dhe si kryeredaktor i revistës për fëmijë “Hareja”. Nga pena e tij kanë dalë shumë artikuj por edhe skenarë, radiodrama, romane dhe vëllime me poezi.