Në “Marrëveshjen e Rajhshtadit”, të përfunduar midis Austrisë dhe Rusisë, më 8 Korrik 1876, për herë të parë çështja shqiptare, pasqyrohet në planin ndërkombëtar. Atje bëhet fjalë për një Shqipëri autonome, që mund të krijohet krahas Bullgarisë dhe Rumelisë. Kjo është një shenjë se çështja shqiptare, pas disa shekuj robërie, po tërhiqte vëmëndjen e diplomacisë europiane dhe po hidhej në tryezën e gjelbërt të bisedimeve ndërkombëtare. Dy vite më vonë, në po këtë datë, çështja shqiptare u përfshi në Kongresin e Berlinit, që përbën orvajtjen e parë të Fuqive të Mëdha të kohës, për copëtimin e Shqipërisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi