Në qytetin e Flamurit, më 8 Maj 1947, u lind Kujtim Laro, kompozitor i talentuar, Artist I Merituar. Pas diplomimit në Institutin e Lartë të Arteve, në vitin 1970, dha ndihmesën e tij të vyer për pasurimin dhe përhapjen e muzikës sonë, ndërmjet mikrofonit të Radio-Tiranës. Ishte pjesëmarrës i suksesshëm i festivaleve të këngës në Radio-Televizion dhe i veprimtarive të tjera muzikore të institucionit. Disa nga veprat e tij, janë luajtur dhe nga Orkestra Sinfonike e Radios dhe janë rregjistruar për të mbetur në thesarin e kulturës sonë muzikore. Ai mbetet një nga kompozitorët, që ka kontribuar më shumë në zhvillimin e kinematografisë shqiptare, duke kompozuar muzikën e rreth 25 filmave artistikë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës