Pasi thyen rezistencën në skelat shqiptare këmishëzinjtë e Duçes, marshuan shpejt në thellësi të vendit. Më 8 Prill, ata hynë në Tiranë. Zogu me shpurën e tij, kishin marrë arratinë. Po atë ditë, në kryeqytetin tonë arriti Konti Ciano dhe me ngut u krijua Komiteti Administrativ me qëllim, sikurse thuhej në një komunikatë që, “të sigurohet rregulli e disiplina në të gjithë Shqipërinë”. Komiteti kryesohej nga njeriu i afërt i Zogut, Xhafer Ypi. Në përbërjen e tij, hynin edhe Zef Kadareja, që drejtonte punët e brëndëshme, Mihal Sherko për punët e jashtme, Kosta Marku për financat, Izedin Beshiri për punët botore, Pertef Pogoni për arsimin dhe Llambi Aleksi, për ekonominë kombëtare. Xhafer Ypi kryesonte edhe sektorin e drejtësisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
11 Prill 1760, përfundoi misionin diplomatik në Shën Petërburg, i dërguari i Shqipërisë Jakov Suma
-
11 Prill 1872, lindi poeti Asdreni, Aleksandër Stavre Drenova
-
11 Prill 1906, tre shoqëritë e mërgimtarëve shqiptarë të Bukureshtit u bashkuan në një të vetme “Drita”
-
11 Prill 1914, betejë e xhandarmërisë Shqiptare me forcat greke ne fshatin Peshtan
-
11 Prill 1919, letër e Komitetit të Lozanës për Konferencën e Paqes në Paris