Prozatori dhe dramaturgu i shquar Jakov Xoxa, u lind në Fier, më 8 Shkurt 1923. Shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi në vendlindje, ndërsa shkollën lartë për letërsi e kreu në Bullgari. Filloi të shkruaj dhe të botojë që në bankat e shkollës. I pari vëllim që doli në dritë është “Novela”. Më 1965, botoi kryeveprën e tij romanin “Lumi i vdekur”, që flet për jetën e fshatarit të varfër myzeqar. Temën myzeqare trajtojnë edhe vepra të tjera të tij si “Juga e Bardhë”, “Lulja e kripës”, etj. Ka lënë edhe shkrime e pjesë teatrore si “Zemra” dhe “Gjëmimet e Vjosës”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate