Bota magjike e ngjyrave, sot kremton përvjetorin e lindjes së piktorit dhe arsimtarit të devotshëm, Zef Kolombi. U lind në Sarajevë, në një familje të varfër shkodrane, me 9 Mars 1907. Mbeti jetim dhe e rriti gjyshja në Shkoder. Emigroi për bukën e gojës në Jugosllavi dhe Itali. Bashkatdhetarët e ndihmuan të ndjekë Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Pas diplomimit u kthye në Atdhe dhe dha mësim, në Normalen e Elbasanit. Në Shkoder u kthye pas çlirimit, ku dhe vdiq, në vitin 1949. Zef Kolombi është shquar si peisazhist. Ka pasqyruar natyrën e krahinës së Elbasanit. Shquhen tablotë “Rrugë në Elbasan”, “Të korrat”, disa natyra të qeta dhe portrete. Në portretet “Juliani”, “Gjovalini”, “Autoportret”, të realizuar pas çlirimit, autori dëshmon talentin e tij, në pasqyrimin e tipeve, karaktereve dhe të botës së brëndshme të personazheve të vet. Piktori ka lënë rreth 30 tabllo me vaj dhe shumë vizatime, që ruhen në galeritë e arteve të Tiranës, të Shkodrës dhe në disa familje.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi