Shoqëria aksionere SITA, u themelua më 9 Mars 1927, me një kapital një milion franga ari. Më vonë, me dy emisione aksionesh të reja, e shtoi kapitalin në 2.200.000 franga ari. Aksionet e shoqërisë arrinin në 4400 me vlerë 500 franga secili. Ato sipas statutit disponoheshin vetëm nga shtetas shqiptarë, prandaj mund të thuhet se shoqëria u formua dhe mbeti me kapital kombëtar. Shoqëria ushtronte dy konçensione: prodhimin dhe tregtimin e kripës në të gjithë Shqipërinë dhe ndriçimin e Tiranës me energji elektrike. Kripa prodhohej në kriporet e Vlorës dhe të Kavajes dhe tregtohej nga 20 agjensi në të gjithë vendin. Prodhimi vjetor i kripës, ishte 60 deri 120 mijë kuintal. Për ndriçimin e Tiranës, shërbente centrali elektrik me 1155 kuaj fuqi ose 770 kilovat.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Prill 1785, marrëveshje e Bushatllinjve të Shkodrës me krerët e Dalmacisë
-
19 Prill 1923, lindi në Tiranë piktorja Vera Blloshmi
-
19 Prill 1938, u përfundua me Jugosllavinë “Konventa mbi lundrimin ajror”
-
19 Prill 1956, u rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Egjiptit
-
19 Prill 1982 u nda nga jeta pedagogu dhe publicisti Izet Bebeziqi