Trupa kulturore e shoqërisë “Vllaznia”, dha më 9 Prill 1937, dramën “Mordja e mesnatës”, shkruar nga Andrea Skanjeti. Pas dramës, u luajt edhe farsa “Dy dashnorët e Manushaqes në një burg”. Që në ato vite Andrea Skanjeti, u shqua si aktor regjizor dhe dramaturg. Ai ishte edhe autor i dramës “Ali Pashë Tepelena”, që gjithashtu kishte korrur sukses në skenën shkodrane.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare