Aeroporti Nënë Tereza (më para: Aeroporti i Rinasit) në Rinas është aeroporti i kryeqytetit dhe njëkohësisht i vetmi aeroport ndërkombëtar i Shqipërisë për fluturime civile. Nga Rinasi fluturojnë disa avionë të shoqërive të fluturimit drejt destinacioneve të Evropës, dhe prej pikave të tranzitit për në disa qytete të tjera jo evropiane.