Akademia Monarkiste Shqiptare vlerëson me çmimin “KONSTANDINI I MADH” Z. Shpëtim Sala, Presidenti Nderi i QMKSH.

Në një ceremoni të mbajtur në sallën “Kostandin Shpataraku” të Muzeut Historik Kombëtar, Akademia Monarkiste Shqitptare vlerësoi me çmime një sërë personalitetesh me kontribute në promovimin e vlerave të larta kombëtare.

Akademia Monarkiste Shqiptare, organizëm shkencor,  person juridik, institucion publik, miratuar me Vedim të Gjykatës së Rrethit Tiranë, nr. 232, datë 21 Prill 2005, e aderuar dhe në organizma e organizata ndërkombëtare të shoqërisë  civile, ato monarkiste e diplomatike…, Vlerëson :

 SHPËTIM SALA
me
Çmimin
“KONSTANDINI I MADH”

                                                            Me motivacionin:
“Për studimin,  arkivimin (e mijëra dokumentave, librave, fotove, etj.) dhe promovimin e vlerave të larta kombëtare e monarkiste në mbi 30 ekspozita të tij në dy shtetet e trevave shqiptare në Ballkan e në Europë, me botimet e librave të tij monografik historik e kulturor për ngjarje e figura të shquara historike e politike; me artikujt studimor në  shtypin panshqiptar”

AKADEMIA MONARKISTE SHQIPTARE

TIRANË

Nr. Vendimit: 61
Dt. 31 Maj 2017

Leave a Reply