Blushi: LIBRA në parlament për të përfaqësuar demokratët e pakënaqur

LIBRA do të jetë në parlament pas 25 qershorit për të përfaqësur edhe të gjithë ata demokratë të cilët janë të pakënaqur dhe nuk e gjejnë vetën tek qeveria Berisha-Rama. Kështu u shpreh kreu i kësaj force politike, Ben Blushi në një intervistë për studion e lajmeve të Ora News.

‘Të gjithë demokratët e pakënaqur, se çadra përfundoi në marrëveshje për tu future në qeveri për vende pune, burgje, hipoteka, Aluzini etj.. Për shkak se çadra e dështoi misionin e vet për Republikë të Re apo për një sistem të ndryshëm dhe për shkak se çadra doli duke e zhdukur PD klasike. Këto janë në favorin tonë. A ka një demokrat që mund të votojë këtë listë?! Kjo nuk është një listë e PD e thonë ata vetë. Dua të shkoj në Parlament edhe për të përfaqësuar të gjithë këta demokratë të pakënaqur që nuk mund ta gjëjnë veten te qeveria Berisha-Rama.’-tha Blushi.

Blushi tha se demorkatëve që kanë dalë kundër Bashës i është vjedhur partia. Ai tha se të gjitha problemet që ka PD favorizojnë LIBRA-n.

Unë i kuptoj më mirë se kushdo sot, Astritin, Jozefinën, Arben Imamin dhe të gjithë këta që ngelën jashtë listës. Çdo problemi i PD ne na favorizon, i kuptoj shumë mirë sepse unë e di çdo të thotë të të vidhet partia. Kam qenë në kushte të ngjashme dikur dhe kjo është arsye që shkova drejt një opsioni të ri. Atyre i kanë vjedhur partinë në mënyrë anti statuore, anti ligjore, ta pamoralshme dhe sot për fatin e tyre të keq nuk patën mundësi ta kuptojnë, duhet të kishin reguar përpara, por do shkoj në Parlament për të përfaqësuar edhe ata dhe çdo demokrat që do votojë një alternativë ndryshe si LIBRA që përfaqëson të majtë, të djathtë jemi parti qendre dhe e vetmja opozitë në Shqipëri.’-shtoi Blushi.

Marre nga mapo.al