Shkrimtari dhe politikani Besnik Mustafaj është nderuar me ccmimin autori i vitit në Panairin e Librit në Prishtinë me romanin “Ëndrra e doktorit”, botuar nga Toena.
Mustafaj është shprehur i lumtur për çmimin e marrë në ceremoninë ku u ndanë edhe çmimet tjera të këtij Panairi..
“Unë nuk jam nga ata shkrimtarë të llojit të Kafkës, për të cilët nuk ka rëndësi nëse dikush i lexon. Mua më vjen mirë që ka njerëz që e lexojnë veprën time.
Do të thosha se një shkrimtar që shkruan në një gjuhë të vogël për nga numri i lexuesve, si gjuha shqipe, gjithmonë dyshojnë nëse do të lexohen dhe kalojnë nëpër një konfuzion kulturor. Ky Panair shënon një festë për librin por edhe është heroizëm i punëtorëve të librit” tha në fjalën e tij shkrimtari Mustafaj.
Përmes groteskut, Mustafaj në librin “Ëndrra e doktorit” prekë temat e tij të pëlqyera si lidhja me historinë dhe marrëdhënia kujtesën, ndërsa vlerëson së një shekull diçka nuk ka ndryshuar.
Ai rikthen protagonist Doktor Adhamudhin e Andon Zako Cajupit, për të satirizuar politikanët e sotëm, por duke i dhënë personazhit dimensionin e gjithëkohësisë në problematikat që mbart e përcjell.
Marre nga mapo.al